Tite: Ky person është fajtor për barazimin ndaj Zvicrës

"Shtyrja ndaj Mirandas është shumë e qartë. Shumë e qartë", deklaroi Tite.

Sport

18/06/2018 09:03

Përzgjedhësi i Brazilit, Tite, ka folur pas barazimit me Zvicrën.

Ai mendon se goli i Zvicrës ishte i parregullt, përcjellë “Lajmi.net”.

“Do të dëshiroja të përgjigjesha për pyetje të tjera sepse kështu duken si shfajësime për barazimin. Por shtyrja ndaj Miranda është shumë e qartë. Shumë e qartë”, deklaroi Tite.

“Pastaj ajo për penalltinë është çështje interpretimi, por ajo e golit jo. Miranda më tha se duhej të ishte rrëzuar që të theksonte faullin, por i thashë ‘jo’, se nuk i dua simulimet”, shtoi ai. /Lajmi.net/

Miranda Zuber