Tiranë/Pastruan 1 milion euro me ‘Bitcoin’, 5 në hetim, sekuestrohen miliona – Lajmi.net
Tiranë/Pastruan 1 milion euro me ‘Bitcoin’, 5 në hetim, sekuestrohen miliona
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 12:35, 30 May 2018
Sektori i Anti-Krimit Ekonomik dhe Prokuroria e Tiranës kanë nisur hetimet duke proceduar penalisht 5 persona nga Durrësi, Tirana dhe Kavaja për pastrim parash në vlerën e 1 milion eurove.

Nga hetimet paraprake janë sekuestruar pajisje që shërbejnë për transaksione me monedhën virtuale Bitcoin.

Këta persona dyshohet se kanë sjellë nga jashtë vendit një milion euro duke hapur biznese fiktive me objekt transaksione elektronike me Bitcoin.

Hetimet po kryhen nga njësia Task Forcë e Prokurorisë së Tiranës.

Janë bllokuar në cilësinë e provës materiale veç pajisjeve për transaksione të Bitcoin dhe 250 mijë euro të cilat nuk janë deklaruar në Rinas.

Paratë janë futur në Shqipëri nga izraelitë, cash duke shmangur sistemin bankar.

Pajisjet për Bitcoin janë zhdoganuar në 16 dhe 18 prill dhe janë sekuestruar pasi dokumentet shoqëruese kanë rezultuar false.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO