Tiranë: Zjarr në banesë, humb jetën 80 vjeçari i paralizuar

Një 80 vjeçar ka vdekur si pasojë e një zjarri të rënë në një banesë në rrugën “Bedri Karapici” në Tiranë.

Lajme

20/02/2018 18:53

I ndjeri ishte i paralizuar, shkruan Top Channel.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit që kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Por, si pasojë e flakëve dhe asfiksisë nga tymi, i moshuari ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.