Tiranë, një  person i pastrehë u vra pasi ngacmoi seksualisht fëmijën

Ndërsa ishte duke pirë raki me shokun e tij, 50 vjeçari Arben Kanina tregoi se si kishte ngacmuar seksualisht një vajzë 10 vjeç. Të dy ishin në shtëpinë, për të cilën paguanin bashkë qeranë.

Lajme

29/02/2016 10:03

Artan Marku, pasi dëgjoi historinë, e quajti “pedofil”.

50 vjeçari është ofenduar dhe në atë moment nisi sherri mes të dyve.

Duke qenë se kishin konsumuar shumë alkol, të dy kanë goditur njëri tjetrin.

Në sherr e sipër, Kanina humbi ndjenjat deri kur u gjet nga fqinjët.

Shoku i tij u arrestua por nuk ka qenë në gjendje t’i shpjegojë para hetuesve, duke deklaruar se për shkak se kishte konsumuar shumë alkool, nuk mban mend shumë detaje.

Pasi ka kryer krimin ai kishte dalë nga shtëpia, në godinën nr.8 të Institutit Bujqësor dhe ka lajmëruar pronarin, raporton gazeta Panorama.

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij, policia arreston vrasësin menjëherë pas krimit