Tiranë: Hajduti ia rrëmben telefonin teksa ishte duke folur (VIDEO)

Ishte duke folur, por një hajdut ia rrëmbeu telefonin nga dora.

Lajme

27/04/2016 21:24

Kjo i ka ndodhur një qytetari në kryqëzimin e rrugës “Vasil Shanto” në Tiranë.

Në videon e kapur nga kamerat e sigurisë, publikuar nga “Jeta osh qef”, shihet se grabitësi e vëzhgon “prenë” për disa minuta para se t’ia rrëmbejë celularin teksa ky ishte duke biseduar.

Viktima, së bashku me një person tjetër me të cilin qe ulur në kafe, vrapojnë për ta ndjekur hajdutin, por pa mundur ta kapin.