Tiranë, eksploziv automjetit të parkuar

Një shpërthim eksplozivi është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte, rreth orës 20:40 në rrugën “Belul Hatibi” në Tiranë, në zonën e Kinostudios.

Lajme

22/01/2019 23:47

Sipas informacioneve paraprake, sasia e lëndës plasëse, ndonëse e vogël, ka shkaktuar vetëm dëme materiale në pjesën e pasme të mjetit.

Automjeti i cili figuron në pronësi të shtetasit D.H. ka qenë i parkuar, shkruan Top Channel.

Në vendngjarje kanë shkuar forca policie dhe një grup hetimor që po përpiqen të zbulojnë detaje mbi ngjarjen dhe të sigurojnë prova që do të çonin në identifikimin dhe kapjen e autorit.