Tiranë: Drogë dhe prostitucion në klubet e natës, shoqërohen në Polici 22 balerina

Njëzet e dy vajza shqiptare, serbe dhe rumune janë shoqëruar nga policia e kryeqytetit, pasi dyshohet se nën petkun e striptisteve në këto lokale, ushtronin edhe aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit dhe shpërndarjes së drogës. Drejtoria e Policisë së Tiranës, në bashkëpunim me efektivët e 2 komisariateve, kanë zhvilluar në orët e vona të së premtes duke gdhirë e shtuna, një operacionin e koduar “TALLAVAJA 2” në lokalet e natës në kryeqytet.

Lajme

18/10/2015 09:01

Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se ky aksion i policisë është bërë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, që në lokalet e natës, përveç striptizmit, ushtrohej edhe prostitucion nga vajzat që kërcenin aty.

Ky aksion i policisë është zhvilluar në lokalet e natës që ndodhen në Rrugën e Barrikadave, në “Komunën e Parisit” dhe në Laprakë. Uniformat blu kanë bërë shoqërimin në polici të 22 femrave, të cilat ishin striptiste në lokalet e natës ku është zhvilluar aksioni, si dhe sipas policisë ato dyshohet se ushtronin edhe prostitucion në këto lokale. Vajzat e shoqëruara në ambientet e policisë së kryeqytetit janë me origjinë nga Serbia, Rumania dhe Shqipëria. Njëkohësisht mësohet se është bërë edhe shoqërimi në polici i pesë pronarëve të lokaleve të natës, të cilët e kishin kthyer biznesin e tyre në bazë ushtrimi prostitucioni me vajzat e punësuara fillimisht si striptiste. Burime të policisë theksuar se pronarët e lokaleve u ndaluan pasi në bizneset e tyre janë gjetur gjithashtu aktivitete pa leje përkatëse të lojërave të fatit dhe tavolina pokeri (Teksas).

Ndalimi

lok1

 

Aksioni i zhvilluar nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, Njësia “Shqiponja” në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit nr.2., dhe 3., të cilët kanë zbuluar se në këto lokale përdoreshin në rrethin e prostitucionit edhe vajza nën moshën 18 vjeç, pra vajza të mitura. Në bazë të hetimeve paraprake të kryera deri më tani nga Policia e Tiranës, burimet bëjnë me dije se përveç vajzave të shoqëruara në polici që ushtronin prostitucion në lokalet e natës, dyshohen se vajza të mitura përdoreshin për joshjen e klientëve “VIP”, të pasur, të cilët binin në grackën e tyre e më pas ushtronin prostitucion. Vijojnë hetimet për zbulimin e këtyre vajzave të mitura, të cilat përdoreshin për joshjen e klientëve. Ndërkaq, punonjësit e policisë, gjatë kontrollit të kryer në lokalet e natës ku u zhvillua aksioni, mësohet se kanë gjetur edhe sasi lënde narkotike të llojit kokainë dhe marijuanë.

Sipas burimeve të policisë së kryeqytetit, bëhet e ditur se lënda narkotike e gjetur në ambientet e brendshme të lokaleve mbahej në dispozicion të klientëve “VIP”, të cilët shkonin me vajza të mitura. Nëpër lokalet e natës, policia bën me dije se ishin marrë informacione se aty qëndronin edhe persona me precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse është shoqëruar ndonjë prej tyre. Ndërkohë, policia tregohet e rezervuar në dhënien e identiteteve të 22 femrave të shoqëruar në polici dhe pesë pronarëve të lokaleve, gjithashtu të shoqëruar. Hetimet në lidhje me këtë aksion janë ende në vazhdim, ndërsa vijon puna për të bërë të mundur dokumentimin e plotë të këtij fenomeni, i cili është ka gjetur një shtrirje të gjerë në kryeqytet.

15 striptistet nga Serbia dhe Rumania

Numrin më të lartë të striptistëve të huaja që u shoqëruar ditën e djeshme në policinë e kryeqytetit e zë Serbia me 10 vajza, më pas vjen Rumania me 5 të tilla. Ato kishin hyrë në territorin shqiptar rreth 20 ditë më parë dhe e ushtronin aktivitetin e tyre në mënyrë të jashtëligjshme në klubet e natës. Sipas policisë, në momentin që vajzave striptiste iu kërkua dokumenti për të cilën ato ushtonin këtë profesion, ato paraqiten vetëm pasaportën që kishin me vete. Në këto rrethana është bërë shoqërimi i vajzave në komisariatin policisë. Pas marrjes në pyetje ju është këshilluar 15 striptisteve të huaja që të largohen nga territori shqiptar, ose të jenë të pajisur me dokumentacionin përkatës, pasi në të kundërt do të arrestoheshin. Në të njëjtën kohë janë shoqëruar dhe 5 pronarë të lokaleve të natës në polici, sepse punonjësit e tyre ishin të pasiguruar.

Precedenti

lok2

 

Mbrëmjen e 30 gushtit, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, ndërmori operacion të koduar “Tallava 1”, ku u shoqëruan 24 vajza dhe u vunë në pranga dy persona. Qëllimi i policisë ishte kapja e personave në kërkim, me armë, drogë dhe shfrytëzim prostitucionin, ndërsa u sekuestruan vetëm 20 doza kokainë. Vajzat e shoqëruara në Drejtorinë e Policisë, punonin si balerina dhe këngëtare dhe mes tyre kishte dhe një shtetase të shpallura në kërkim për largim nga banesa, si dhe dy të mitura, të cilat u pyetën në prani të psikologes. Të gjitha vajzat u pyetën me formular të intervistës formale dhe nuk kanë shprehur ndonjë shqetësim apo të dhëna që kanë të bëjnë me prostitucionin. /Shekulli