Tiranë, burrë e grua gjenden të vrarë në shtëpinë e tyre

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë.

Lajme

20/08/2017 12:44

Policia ka marrë një njoftim se në zonën e njohur si frutikulturë, ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë janë dërguar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, të cilët kanë konstatuar në banesë të pa jetë shtetasit  H. L. dhe D. L.

Nga hetimet paraprake është mësuar se shtetasi H. L., ka qëlluar me armë zjarri automatike model 56 bashkëshorten e tij shtetasen D. L. dhe më pas ka qëlluar veten.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e arsyes së këtij krimi në familje.