Tirana tronditet nga shpërthimi në një autobus

Një sasi tritoli ka shpërthyer sot herët në mëngjes në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë, por fatmirësisht pa viktima.

Lajme

25/08/2016 09:05

Policia e Tiranës njoftoi se i ishte vendosur një autobuzi “Setra” në pronësi të një qytetari me iniciale E.R.

Spërthimi ka ndodhur rreth orës 4:05 nga persona ende të paidentifikuar dhe ka shkaktuar dëme të vogla materiale.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.