Tirana sot homazhe për Astrit Deharin

Nga ora 17:30 në Sheshin Nënë Tereza në Tiranë, do të mbahen homazhe në nderim të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Lajme

07/11/2016 07:01

Këtë e ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media. Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari ka ndërruar jetë dy ditë më parë në rrethana ende të paqarta, në burgun e Prizrenit, ku po mbahej në paraburgim nën dyshimin për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës.

Dehari ishte në ditën e 68 të paraburgimit.