Tirana sërish përballet me shira të mëdha (Foto)

Pas disa ditëve me diell, kryeqyteti është përballur sërish këtë të shtunë me reshje të dendura shiu dhe furtunë.

Lajme

16/12/2017 17:39

Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë kanë pushtuar Tiranën duke krijuar trafik në lëvizjen e automjeteve.

Akset më të rënduara në trafik janë si gjithmonë Rruga e Durrësit, Rruga e Kavajës, Rruga e Dibrës dhe ajo e Elbasanit.

Të shpresojmë që reshjet të jenë të përkohshme dhe të mos përsëritet situata e dy javëve më parë, kur autostrada Tiranë-Durrës u paralizua nga përmbytjet.