Tirana përfshihet nga stuhia në pak minuta, rrëzohet një skelë

Ka mjaftuar pak minuta shi e erë e fortë që në rrugët e Tiranës të shfaqen serish probleme.

Lajme

15/08/2018 18:54

Ndërkohë, janë regjistruar edhe disa incidente. Siç shihet në disa foto të siguruara nga LSA, tek galeria FAB, në rrugën “Ibrahim Rugova”, një skelë prej hekuri ka rënë nga një fasadë që po ndërtohej, duke përfunduar kështu në rrugë.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar nga ngjarja, ndërkohë që u rrezikuan disa makina që ishin parkuar në krahun tjetër të rrugës.