Tipari i ri i Audi-ve, do t’iu tregojë sa km/h të vozisni për ta arritur dritën e gjelbër

Shoferët e veturave të tipit "Audi" mund të përjetojnë një tipar të ri: atë që do t'iu tregojë se sa shpejt të vozisni për t'i kapur dritat e gjelbra.

Auto & Tek

20/02/2019 19:05

Prodhuesi i makinave informoi për sistemin e vet “GLOSA” rreth dy vjet më parë, që iu ofron shoferëve më shumë informacion rreth dritave të kuqe dhe sa kohë duhet të presin. Por këtë javë, sistemi i ri që do lansohet do të informojë gjithçka rreth dritës së gjelbër.

Me atë që Audi e quan “(GLOSA)”, shoferëve iu mundësohet të lidhen me infrastrukturën e qytetit dhe mund të “luajnë” sistemin duke shkuar në një limit të shpejtësisë së rekomanduar.

Ja një demonstrim i këtij sistemi. /Lajmi.net/