Timo Werner alarmon Milanin dhe Juventusin

Timo Werner po ngurron të rinovojë kontratën aktuale me RB Leipzig, gjë që ka bërë që Milan dhe Juventus të monitorojnë nga afër situatën e tij.

Sport

04/01/2019 10:46

Reprezentuesi gjerman ka shënuar mbi 20 gola në dy sezonet e fundit, ndërsa këtë sezon në 21 paraqitje në të gjitha garat ka shënuar 14 gola.

Sipas ‘Fox Sports’, 22 vjeçari po vazhdon të ngurrojë të nënshkruajë kontratën e re me skuadrën gjermane, për të vënë në alarm një pjesë të madhe të skuadrave të Evropës.

Në mesin e këtyre dy skuadrave janë edhe Milan me Juventusin.

Vlera e Werner cilësohet rreth 60-70 milionë euro./Lajmi.net/