Times publikon listën e personave me më shumti ndikim më 2018

Revista Time ka publikuar listën e 100 personave me më së shumti ndikim në botë, duke përfshirë në numër rekord të 45 grave dhe 45 personave nën moshën 40 vjeçare.

Bota

20/04/2018 12:26

“Lista e 100 personave me më së shumti ndikim është gjithmonë reflektim i momentit derisa tani duket shumë më ndryshe se në të kaluarën”, ka thënë kryeredaktori i revistës Time, Edward Felsenthal duke treguar se si ka zgjedhur revista personat e listuar.

“Ndikimi nuk njeh kode postale dhe moshë minimale”, ka thënë ai.

Në këtë numër të revistës janë përfshirë edhe kontribuuesit duke dhënë sqarime për personat e zgjedhur.

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama ka thënë të jetë inspiruar nga të mbijetuarit e sulmit në Florida, të cilët kanë organizuar marshe për masa më të rrepta për armët.

Në mesin e 45 grave të zgjedhura kanë qenë edhe Tarana Burke, që ka themeluar fushatën kundër ngacmimit seksual, #edheunë si dhe aktivistja për të drejtat e njeriut, Nice Nailantei Leng’ete, e cila ka punuar për dhënien fund të gjymtimit gjenital femëror në Kenia.

Në këtë listë përfshihen edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, trashëgimtari i fronit në Arabinë Saudite, princi Mohammed bin Salman, udhëheqësi i Londrës, Sadiq Khan, presidenti i Kinës, Xi Jinping, lideri verikorean, Kim Jong un dhe shumë të tjerë./REL