Time Kadrijaj fton viktimat e dhunës së luftës të flasin sikur Vasfije Krasniqi

Deputetja e Parlamentit të Kosovës nga AAK, Time Kadriaj, ka thënë se guximi i Vasfije Krasniqi – Goodman për të folur hapur për dhunimin që i është bërë gjatë luftës nga forcat serbe, duhet t’ju shërbej edhe viktimave të tjera të asaj periudhe.

Lajme

17/10/2018 18:39

“I bëjë ftesë prokurorisë që të merret me rastin dhe të verifikohet deri në fund. Ftoj edhe gratë tjera që kanë qenë cak i dhunës gjatë luftës që ta bëjnë të njëjtën sikur që ka vërë Vasfija. Nuk është turp që të denoncohet krimi”, ka thënë Kadrijaj, njofton Klan Kosova.

“ Kosova ka bërë një ligj dhe ai është në fuqi dhe tash veç po fillon implementimi. Është ndarë një shumë parash për personat me të cilët është abuzuar gjatë luftës si përkrahje për atë çfarë ka ndodhë. Është kompensim moral. Mentaliteti kosovar është pak paragjykues dhe ndoshta për këtë hezitojnë të flasin. Mendoj që shumë shoqata janë marrë me këtë problematik dhe janë munduar që  t’i dëgjojnë hallet e tyre, por e vërteta është se ato kanë dashur të mbesin anonime. Ju bëjë apel që të marrin guximin dhe të raportojnë për gjenocidin që është bërë ndaj grave shqiptare”.

Kadrijaj ka thënë se është skandal që njëri prej të dyshuarve se ka dhunuar Vasfije Krasniqin si 16 vjeçare, pas luftës ka punuar për 16 vjet në Policinë e Kosovës.

“Është skandal. Me çështjen e drejtësisë është marrë UNMIK DHE ELUEX dhe nuk e kuptoj se si EULEX ka vepruar me një rast të tillë, duke e zvarrit  në këtë formë dhe të zhvendosë nga një gjykatë në tjetrën. Rasti duhet të rihapet dhe të studojhet në detaje dhe fajtorët të dënohen”.