Timberlake donte të vriste

Justin Timberlake ka zbuluar se kishte momente kur donte t’i vriste të gjithë. “Më shkonin në nerva të gjithë. Doja t’i vrisja të gjithë”, deklaroi këngëtari i njohur amerikan, mjaft i dashur, sidomos nga gjinia femërore. 32 vjeçari ka folur për revistën ‘GQ Men of the Year’ rreth rinisë në Memphis, duke thënë se ky…

ShowBiz

15/11/2013 17:00

Justin Timberlake ka zbuluar se kishte momente kur donte t’i vriste të gjithë.

“Më shkonin në nerva të gjithë. Doja t’i vrisja të gjithë”, deklaroi këngëtari i njohur amerikan, mjaft i dashur, sidomos nga gjinia femërore.

32 vjeçari ka folur për revistën ‘GQ Men of the Year’ rreth rinisë në Memphis, duke thënë se ky ishte një qytet me qëndrim humbësi, raporton Mirror.

Ylli i ‘Friends with Benefits’ thotë se u lind dhe u ngrit në këtë qytet, ndërsa ndonjëherë i është falënderues këtij qyteti, pasi falë tij ka qenë i aftë ta gjejë qetësinë, për të qenë i dashur me njerëzit në punën e tij.

Këngëtari i shndërruar në aktor po ashtu ka thënë se është befasuar dhe i lënduar nga reagimet negative që ka marrë nga ‘kritikët derra’, për punën e tij më të re, atë të aktrimit.