Tim Cook: Krenar që jam homoseksual

Në një editorial sot në Businessweek, CEO i Apple Tim Cook, zbuloi se është krenar që është homoseksual.

Auto & Tek

30/10/2014 13:14

“Më lejoni që të jem i qartë: Unë jam krenar që jam homoseksual, dhe konsideroj se të qenit homoseksual është njëra ndër dhuratat më të mëdha që Zoti më ka dhënë mua”.

Cook shpjegoi se ‘shumica’ e punonjësve të Apple e dinë se ai është homoseksual dhe kjo nuk duket se do të ketë ndonjë ndryshim në mënyrën se si ata e trajtojnë atë, transmeton Lajmi.net.

Cook pranon se zgjedhja për ta zbuluar këtë nuk ishte e lehtë si një privatësi e rëndësishme për të, por qëllimi për të frymëzuar barazi në shoqëri është diçka e qartë që CEO i Apple ka konsideruar.

“Unë nuk e konsideroj veten një aktivist, por unë e kuptoj se sa shumë kam përfituar nga sakrifica e të tjerëve. Kështu që duke dëgjuar që CEO i Apple është homoseksual mund të ndihmojë dikë të luftojë për atë që është, ose t’i frymëzojë njerëzit që këmbëngulin në barazinë e tyre, atëherë i’a vlenë që privatësia ime të shfaqet”, shtoi ai, transmeton Lajmi.net.

Apple ka një histori të gjatë të festimit të diversitetit dhe barazisë, dhe kompania, së bashku me Tim Cook, kishin marrë pjesë në Paradën e Homoseksualëve në San Francisko më herët këtë vit.

Kush do të thoshte që CEO i Apple të jetë homoseksual?