Tillerson: SHBA dëshiron të shoh gjeneratë të re të kosovarëve, shqiptarëve, serbëve…

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, u ka bërë thirrje popujve të vendeve të Ballkanit, që “t’i braktisin armiqësitë e vjetra, në mënyrë që paqja të mund të jetë e vazhdueshme”.

Lajme

29/11/2017 14:33

 

Këto komente ai i ka bërë dje, gjatë fjalimit në Qendrën Ëilson në Uashington.

Zoti Tillerson theksoi se Shtetet e Bashkuara e dinë se situata në Ballkan është “e brishtë” dhe do të vazhdojnë të punojnë “me partnerët në Bashkimin Evropian për të sjellur stabilitet, prosperitet dhe demokraci në rajon”.

Mëtutje, siç shkruan në faqen në Internet të Departamentit amerikan të shtetit, duke iu drejtuar popujve në Ballkan, sekretari Tillerson tha se “ju keni rast që ta drejtoni një kurs të ri të historisë” dhe se “linjat e përgjakshme nuk do të duhej më të jenë linja të betejës”.

“Shtetet e Bashkuara dhe bota dëshirojnë të shohin një gjeneratë të re të serbëve, kroatëve, shqiptarëve, shtetasve të Bosnjës, kosovarëve, dhe të tjerëve, që do ta falin të kaluarën, bile edhe nëse ata kurrë nuk do ta harrojnë atë”, tha sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, gjatë fjalimit të tij në Qendrën Ëilson.