Tillerson propozon krijimin e një zone të sigurtë prej 30 kilometrash në Afrin

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushoglu tha se homologu i tij amerikan Rex Tillerson, ka propozuar krijimin e një zone të sigurtë prej 30 kilometrash në Afrin të Sirisë

Bota

24/01/2018 16:51

 Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se homologu i tij amerikan Rex Tillerson ka propozuar krijimin e një zone të sigurtë prej 30 kilometrash në Afrin të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve nga burimet diplomatike, Afrini ishte tema kryesore e takimit dypalësh Çavuşoğlu-Tillerson, i cili u mbajt në Paris në kuadër të takmit të ministrave të Jashtëm me temë “Partneriteti Ndërkombëtar Kundër Mosndëshkimit të Përdorimit të Armëve Kimike”.

Në takim Tillerson ka propozuar krijimin e një zone të sigurtë prej 30 kilometrash duke theksuar se kjo thellësi do t’i përmbushë shqetësimet e sigurisë së Turqisë.