‘Tiki-taka ka dalë nga moda’

Legjenda e Manchester United, Sir Bobby Charlton ka thënë se mënyra e lojës së Barcelonës, më saktësisht Tiki-taka tashmë ka dalë nga moda.

Sport

10/11/2014 14:28

Bobby Charlton ka thënë se ‘tiki-taka’ e famshme e Barcelonës ka dalë nga moda. Blaugranët kanë fituar shumë trofe viteve të fundit, duke e zbatuar këtë metodë të lojës.

“Tiki-taka ka dalë nga moda, falë stileve të reja të lojës”, tha Bobby Charlton për të përditshmen britaneze, Daily Mail.

Ai ka përgëzuar dhe Cristiano Ronaldon duke thënë: “Ai është duke ndryshuar futbollin në Spanjë”.

“Me fuqinë e tij, ai është duke e dërguar Realin drejt pushtimit të Europës”, përfundoi deklaratën e tij, legjenda e Manchester United.