Tiketa fituese nga Elbasani, 50 centë për 5150 euro

Ai ka luajtur vetëm 50 lekë (50 centë) për 11 ndeshje duke fituar 5150 euro.

Sport

24/10/2017 10:18

Një ngjarje vërtetë e rrallë i ka ndodhur një djali nga Elbasani, i cili ka fituar një shifër mjaft të madhe kundrejt vlerës që ka vendosur në një tiketë sportive.

Ai ka luajtur vetëm 50 lekë (50 cent) për 11 ndeshje, por për habi i ka kapur që të gjitha. Tashmë ai ka fituar gati 7 milion lekë të vjetra (5150 euro), shkruan “Express”.