lajmi.net

Tiketa e kryendeshjeve

Të gjithë gjigantët e Premierligës, në përjashtim të Liverpoolit, janë në aksion të shtunën.  Nga lideri Chelsea, e deri tek skuadra në krizë, Manchester United do të kërkojnë fitore në duelet e sotme. Por, ata nuk janë të vetmit që do të luajnë. Roma në Serie A dhe Real Madrid e Barcelona në La Ligë…

Sport

22/02/2014 11:02

Të gjithë gjigantët e Premierligës, në përjashtim të Liverpoolit, janë në aksion të shtunën. 

Nga lideri Chelsea, e deri tek skuadra në krizë, Manchester United do të kërkojnë fitore në duelet e sotme. Por, ata nuk janë të vetmit që do të luajnë.

Roma në Serie A dhe Real Madrid e Barcelona në La Ligë kompletojnë kryendeshjet. Lexoni parashikimet e tyre.

Premierliga

13:45 Chelsea – Everton

Chelsea humbi ndeshjen e mëparshme të këtij sezoni me Evertonin dhe sot do të mundohet të hakmerret duke shënuar fitore e cila do ta mbajë ende në krye të Premierligës.

Skuadra e Jose Mourinhos është favorite, por nuk guxon ta nënçmoj Evertonin e rrezikshëm.

Parashikimi: Fitore e Chelseas

16:00 Arsenal – Sunderland

Arsenali pret Sunderlandin në Emirates në ballafaqimin ku nuk i duhet asgjë tjetër përveç fitorja.

Skuadra e menaxherit Arsene Wenger humbi në mesjavë nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve dhe objektivi kryesor i skuadrës do të jetë Premierliga.

Parashikimi: Fitore e Arsenalit

16:00 Man City – Stoke City

Manchester City ka një ndeshje më pak të zhvilluar, por pa të ka tri pikë më pak se lideri Chelsea.

Andaj, Citizens do të mundohen të mposhtin Stoke Cityn në Etihad duke ndjekur hapin me kryesuesit.

Ata u mposhtën nga Barcelona në mesjavë në Ligën e Kampionëve, por në Premierligë këtë sezon janë paraqitur në një nivel tjetër.

Parashikimi: Fitore e Man Cityt

18:30 Crystal Palace – Man Utd

Manchester United assesi nuk po arrin të këndellet këtë edicion.

Kampioni në fuqi ka 11 pikë më pak se Liverpool në pozitën e katërt – objektivi kryesor këtë sezon – dhe për të mbajtur gjallë shpresat për katërshe, skuadra e menaxherit David Moyes duhet të mposht Crystal Palacen.

Parashikimi: Fitore e Man Utd

La Liga

16:00 Real Madrid – Elche

Real Madrid zhvillon ndeshjen e fundit pa Cristiano Ronaldon e suspenduar, derisa pret Elchen në Santiago Bernabeu.

Los Blancos kanë pikë të barabarta me Barcelonën dhe Atletico Madridin në krye të La Ligës, dhe sot u nevojitet vetëm fitorja për të mos e humbur hapin.

Parashikimi: Fitore e Realit

20:00 Real Sociedad – Barcelona

Barcelona barazoi 1:1 në udhëtim tek Sociedad në kuadër të ndeshjes së kthimit në gjysmëfinale të Copa del Rey, por u kualifikua tutje pas fitores 2:0 në duelin e parë në Camp Nou.

Pas paraqitjes fantastike kundër Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve në mesjavë, gjiganti katalan do të mundohet të triumfojë edhe në kuadër të La Ligës, pasi në gjendjen momentale, çdo pikë mund të jetë vendimtare.

Parashikimi: Fitore e Barcelonës

Serie A

20:45 Bologna – Roma

Roma ka nëntë pikë më pak se lideri Juventus, por një ndeshje më pak të zhvilluar.

Giallorossët janë duke u shfaqur si konkurrent serioz për Scudetto, dhe për të vazhduar ndjekjen e Bianconerëve duhet të fitojnë sonte në udhëtim te Bologna, skuadër që më herët gjatë këtij viti humbi futbollistin kryesor Diamanti i cili u transferua tek Guangzhou Evergrande.

Parashikimi: Fitore e Romës

Tiketa e kryendeshjeve

E diela me programin e saj të pasur sportiv, sjell ballafaqime të ndryshme interesante, me kryendeshjen mes Arsenalit dhe Liverpoolit. Si zakonisht, lajmi.net ju sjell parashikimet e mundshme të tyre. Serie A 15:00 Juventus – Chievo Juventus barazoi befasishëm në minutën e fundit të takimit me skuadrën e Veronës, fundjavën e shkuar kurse sot takohet…

Sport

16/02/2014 11:45

E diela me programin e saj të pasur sportiv, sjell ballafaqime të ndryshme interesante, me kryendeshjen mes Arsenalit dhe Liverpoolit.

Si zakonisht, lajmi.net ju sjell parashikimet e mundshme të tyre.

Serie A

15:00 Juventus – Chievo

Juventus barazoi befasishëm në minutën e fundit të takimit me skuadrën e Veronës, fundjavën e shkuar kurse sot takohet me rivalin e tyre të qytetit, Chievon.

Bianconerët në shtëpi janë të pafalshëm dhe janë favorit për të fituar.

Parashikimi: Fitore e Juventusit

15:00 Sassuolo – Napoli

Napoli ka shfaqur formë të mirë së fundmi dhe siguroi kualifikimin për në finalen e Kupës së Italisë pas fitores 3:0 në ndeshjen e kthimit ndaj Romës. S

ot, skuadra e Rafael Benitezit viziton Sassuolon, kundërshtar që i nxori barazim në San Paolo, në ndeshjen e mëhershme. Andaj, Napoli duhet të fitojë në mënyrë që të përforcojë pozitën e tretë.

Parashikimi: Fitore e Napolit

20:45 Roma – Sampdoria

Roma nuk e shfrytëzoi barazimin e Juventusit me Veronën duke i ndarë pikët me Lazion në derbin e qytetit.

Por, Giallorossët nuk guxojnë të lëshojnë pikë të tjera duke filluar nga sonte kundër Sampdorias, nëse dëshirojnë të vazhdojnë ndjekjen e Bianconerëve, në garë për titull të kampionit.

Parashikimi: Fitore e Romës

FA Cup

17:00 Arsenal – Liverpool

Arsenali kërkon hakmarrje ndaj Liverpoolit për humbjen 5:1 në Anfield në kuadër të Premierligës fundjavën e shkuar.

Skuadra e menaxherit Arsene Wenger ka paralajmëruar se do të bëjë çmos që të tregoj se dueli i shkuar ishte një “aksident”, duke fituar sot në Emirates.

Parashikimi: Fitore e Arsenalit

La Liga

17:00 Getafe – Real Madrid

Barcelona dhe Atletico Madrid shënuan fitore të shtunën, andaj Real Madrid duhet të bëjë të njëjtën gjë në udhëtim tek Getafe.

Në mungesë të Cristiano Ronaldos së suspenduar, por me Gareth Balen e rikthyer nga lëndimi, Los Blancos do të kenë fuqi të mjaftueshme për të dalë fitues.

Parashikimi: Fitore e Real Madridit

Tiketa e kryendeshjeve

Fundjavë rikthen në aksion ligat kryesore evropiane, në përjashtim të Premierligës ku zhvillohen ndeshjet e xhiros së pestë në FA Cup. Por, mos u dëshpëroni sepse sot dhe nesër do të jemi dëshmitarë të dy super përballjeve mes Manchester City-Chelsea dhe Arsenal-Liverpool. Por, shkojmë me radhë me parashikimet tona të kryendeshjeve nga e shtuna. Bundesliga…

Sport

15/02/2014 11:25

Fundjavë rikthen në aksion ligat kryesore evropiane, në përjashtim të Premierligës ku zhvillohen ndeshjet e xhiros së pestë në FA Cup.

Por, mos u dëshpëroni sepse sot dhe nesër do të jemi dëshmitarë të dy super përballjeve mes Manchester City-Chelsea dhe Arsenal-Liverpool.

Por, shkojmë me radhë me parashikimet tona të kryendeshjeve nga e shtuna.

Bundesliga

15:30 Bayern M – Freiburg

Bayern Munich takohet me skuadrën që i nxori një barazim në përballjen e tyre të parë, të mëhershme gjatë këtij sezoni.

Gjiganti bavarez është në seri prej 12 fitoreve të njëpasnjëshme në Bundesligë, dhe nuk ka pësuar humbje nga fundi i vitit 2012. Andaj, lehtë mund t’ia shkaktojë Freiburgut atë që nuk ia bëri në duelin e tyre të parë.

Parashikimi: Fitore e Bayernit

FA Cup

18:15 Man City – Chelsea

Manchester City pret Chelsean në mision të hakmarrjes pas humbjes që ia shkaktoi skuadra e Jose Mourinhos gati dy javë më parë në duelin e tyre në Etihad, në kuadër të Premierligës.

Të dyja skuadrat e duan kualifikimin tutje nga rrethi i pestë në FA Cup dhe duke konsideruar edhe përplasjet e fundit mes menaxherëve, Mourinho dhe Manuel Pellegrini, takimi do të jetë shumë i nxehtë.

Por, duke konsideruar fuqinë e të dyja skuadrave lehtë mund të ndodh që për të përcaktuar skuadrën që kualifikohet tutje, duhet të zhvillohet edhe ndeshja e përsëritur në Stamford Bridge.

Parashikimi: Barazim (Chelsea fiton në Stamford Bridge)

La Liga

16:00 Atletico M – Valladolid

Atletico Madrid kërkon këndelljen pas humbjes së befasishme nga Almeria në fundjavën e shkuar që erdhi në mes të dy disfatave nga rivali i qytetit Real Madrid në gjysmëfinale të Copa del Rey.

Skuadra e trajnerit Diego Simeone pret Valladolidin e Valdet Ramës, që vështirë se mund t’i parandalojë ata në rrugëtimin drejt fitores.

Parashikimi: Fitore e Atleticos

20:00 Barcelona – Vallecano

Barcelona riktheu kreun e tabelës javën e kaluar pas fitores 4:1 në udhëtim te Sevilla. Dhe, gjiganti katalan do të mundohet ta ruajë pozitën e parë me fitore ndaj Rayo Vallecanos në Camp Nou.

Lionel Messi shënoi edhe në mesjavë në duelin e kthimit kundër Real Sociedadit në gjysmëfinale të Copa del Rey duke konfirmuar rikthimin e ngadalshëm në formë.

Andaj, ylli argjentinas do ta inspirojë skuadrën e tij drejt një tjetër fitoreje sonte.

Parashikimi: Fitore e Barcelonës

Serie A

20:45 Fiorentina – Inter

Fiorentina vazhdon ndjekjen e Napolit në pozitën e tretë dhe për t’i përforcuar shanset e arritjes së synimit, duhet të fitojë sonte kundër Interit.

Skuadra Viola ka shfaqur formë mjaft të mirë këtë edicion dhe në mesjavë siguroi kualifikimin për në finalen e Kupës së Italisë.

Nerazzurrët mposhtën Sassuolon në fundjavën e shkuar, fitorja e tyre e parë në vitin 2014, por vështirë se do të nxjerrin diqka nga Artemio Franchi.

Parashikimi: Fitore e Fiorentinës

Tiketa e kryendeshjeve

E diela si zakonisht sjell ndeshje interesante nga ligat kryesore evropian. Dhe, njësoj si e shtuna që shkoi nën hijen e derbit mes Liverpoolit dhe Arsenalit edhe dita e sotme sjell një përballje të nxehtë mes rivalëve të qytetit, Lazio dhe Roma, në Serie A. Por, zhvillohen edhe një numër i takimeve interesante në liga…

Sport

09/02/2014 12:09

E diela si zakonisht sjell ndeshje interesante nga ligat kryesore evropian.

Dhe, njësoj si e shtuna që shkoi nën hijen e derbit mes Liverpoolit dhe Arsenalit edhe dita e sotme sjell një përballje të nxehtë mes rivalëve të qytetit, Lazio dhe Roma, në Serie A.

Por, zhvillohen edhe një numër i takimeve interesante në liga tjera. Lexoni parashikimet e tyre.

Serie A

15:00 Verona – Juventus

Lideri Juventus viziton Veronën e rrezikshme që është befasia e deritashme e këtij sezoni në Serie A.

Verona është dëshmuar si kundërshtar mjaft i rrezikshëm këtë edicion dhe Bianconerët do të jenë të vetëdijshëm nga ky fakt.

Juventus mposhti Veronën 2:1 në Torino

Por, skuadra e Antonio Contes ka shfaqur formë të mirë në vazhdimësi, dhe do të kërkojë fitoren e radhës për të përforcuar rrugëtimin drejt titullit të kampionit.

Parashikimi: Fitore e Juventusit

15:00 Lazio – Roma

Derbi i qytetit është gjithmonë ndeshje që pritet me dëshirën më të madhe nga tifozët. Dhe, ky ballafaqim i sotën nuk bënë përjashtim.

Lazio është nikoqir i Romës – edhe pse të dyja skuadrat luajnë në Olimpico – në një duel jashtëzakonisht të nxehtë.

Por, Giallorossët janë favorit pasi janë në formë të mirë dhe do të mundohet të fitojnë kundër Biancocelesti që kanë humbur një element të rëndësishëm, me largimin e mesfushorit Hernanes në drejtim të Interit.

Parashikimi: Fitore e Romës

20:45 Inter – Sassuolo

Interi nuk është askund. Nerazzurrët janë në krizë të lojës dhe rezultateve dhe ende pa fitore në vitin 2014.

Sonte e presin Sassuolon kundërshtar të cilit i shënuan shtatë gola në duelin e tyre të mëhershëm këtë sezon.

Inter kërkon fitoren e parë në vitin 2014

Ndoshta sonte nuk do të shënojnë sërish shtatë herë, por së paku do të fitojnë përballjen.

Parashikimi: Fitore e Interit

Premierligë

17:00 Manchester United – Fulham

Manchester United pritet të startojë ndeshjen me katërshen Robin van Persie, Wayne Rooney, Juan Mata dhe Adnan Januzaj, kundër skuadrës së fundit në Premierligë.

Dhe, kjo katërshe e yjeve duhet të mjaftojë që skuadra e David Moyesit të shënojë fitore, edhe pse nuk bënë të nënçmohet kundërshtari që lufton për mbijetesë. Por, një gabim i Unitedit edhe kundër Fulhamit është vështirë të imagjinohet.

Parashikimi: Fitore e Man Utd

La Liga

21:00 Sevilla – Barcelona

Barcelona ka rastin të rikthehet në krye të La Ligës pas humbjes së befasishme të Atletico Madridit në udhëtim te Almeria, të shtunën.

Gjiganti katalan duhet të fitojë në udhëtim tek Sevilla – kundërshtar aspak i lehtë – në mënyrë që të ngjitet në kuotën e 57 pikëve, aq sa kanë edhe Atletico Madrid dhe Real Madrid, por Barcelona mund të kryesojë në bazë të golaverazhit më të mirë.

Barcelona synon kreun në La Ligë

Gabimet e rivalëve për titull duhet të shfrytëzohen, dhe Barcelona e ka rastin ta bëjë këtë sonte.

Parashikimi: Fitore e Barcelonës

Ligue 1

21:00 Monaco – Paris Saint Germain

Dy konkurrentët kryesorë për titull në Ligue 1 ndeshen sonte. Monaco, skuadër e përforcuar shumë në fillim të këtij sezoni pas rikthimit në elitë, pret kampionin në fuqi, Paris Saint-Germain.

Mirëpo, vendasit janë të hendikepuar në mungesë të sulmuesit Radamel Falcao të lënduar, kurse mysafirët udhëhiqen në sulm nga Zlatan Ibrahimovic në super formë.

Dhe, pikërisht mungesa e Falcaos dhe forma e mirë e Ibrahimovicit mund të jetë faktor që do të vendosë fituesin.

Parashikimi: Fitore e PSG

Tiketa e kryendeshjeve

E shtuna rikthen në aksion gjigantët e futbollit evropian në ligat kryesore kontinentale. Premierliga sjell derbi të nxehtë mes Liverpoolit dhe Arsenalit kurse në Serie A në mbrëmje do t’i masin forcat, Napoli dhe Milan. Lexoni parashikimet tona të kryendeshjeve të sotme. Premierliga 13:45 Liverpool – Arsenal Test i madh për të dyja skuadrat. Forma…

Sport

08/02/2014 12:41

E shtuna rikthen në aksion gjigantët e futbollit evropian në ligat kryesore kontinentale.

Premierliga sjell derbi të nxehtë mes Liverpoolit dhe Arsenalit kurse në Serie A në mbrëmje do t’i masin forcat, Napoli dhe Milan. Lexoni parashikimet tona të kryendeshjeve të sotme.

Premierliga

13:45 Liverpool – Arsenal

Test i madh për të dyja skuadrat. Forma e Liverpoolit në shtëpi ka qenë e mrekullueshme por sot do të sfidohen nga lideri Arsenal.

Reds kanë objektiv minimal kualifikimin për në Ligën e Kampionëve por Arsenali e do titullin dhe nuk guxon të gabojë sot pasi mund ta humb kreun në rast të fitoreve të skuadrave rivale.

Parashikimi: Barazim

16:00 Chelsea – Newcastle United

Chelsea kërkon hakmarrje ndaj Newcastle Unitedit, pas humbjes 2:0 në duelin e mëhershëm të këtij sezoni në St James Park.

Skuadra e Jose Mourinho shkëlqeu të hënën mbrëma duke ia shkaktuar humbjen e parë këtë edicion Manchester Cityt në Emirates dhe sot do të kërkojë fitoren e radhës për të vazhduar luftën për kreun e tabelës.

Parashikimi: Fitore e Chelseas

16:00 Norwich – Manchester City

Manchester City humbi nga Chelsea të hënën dhe sot duhet të fitojë në mënyrë që mos të lejojë të mbetet prapa në garë për titull pasi aktualisht ka vetëm dy pikë më pak se lideri Arsenal, dhe barabartë me Blues.

Norwich është në garë për mbijetesë, por vështirë se do të mund t’i rezistojnë sulmeve të Manchester Cityt.

Parashikimi: Fitore e Man Cityt

Bundesliga

15:30 Nurnberg – Bayern Munich

Në shikim të parë duket si një ballafaqim i lehtë por bëhet fjalë për derbin e Bavarisë.

Megjithatë, Bayern Munich është duke shkelur çdo kundërshtar dhe shumë vështirë se Nurnberg do të arrijë të bëjë diçka kundër skuadrës së Pep Guardiolës.

Parashikimi: Fitore e Bayernit

Serie A

20:45 Napoli – Milan

Napoli nuk ka fituar në tri ndeshjet e fundit në Serie A dhe sonte e pret një ballafaqim i vështirë kundër Milanit, të ringjallur sado pak pas ardhjes së Clarence Seedorfit në detyrën e trajnerit.

Rossonerët nuk kanë pësuar humbje në tri ballafaqimet e deritashme nën drejtimin e Seedorfit në Serie A, por vendasit janë favorit për të shënuar fitore në San Paolo.

Parashikimi: Fitore e Milanit

La Liga

20:00 Real Madrid – Villarreal

Real Madrid mund të ngjitet në krye të La Ligës, edhe pse përkohësisht, me fitore kundër Villarrealit, para ballafaqimit mes Almerias dhe Atletico Madridit.

Pa Cristiano Ronaldon e suspenduar por me Gareth Balen e rikthyer nga lëndimi, Los Blancos do të kërkojnë fitoren në mënyrë që të shtojnë shanset për të marr kryesimin në La Ligë.

Parashikimi: Fitore e Realit

22:00 Almeria – Atletico Madrid

Atletico Madrid takohet me skuadrën e 17’të në La Ligë në një ballafaqim që në shikim të parë duket i lehtë, por nuk guxon të nënqmohet nga skuadra e Diego Simeones.

Atletico është lider në tabelë dhe duhet të fitojë që të ruajë statusin e kryesuesit, nëse Real Madrid mposht Villarrealin.

Parashikimi: Fitore e Atleticos

Tiketa e kryendeshjeve

E diela sjell një numër të madh ballafaqimesh, secila më e rëndësishme se tjetra. Kush do të fitojë? Lajmi.net ju sjell parashikimet nga ndeshjet kryesore në program sot, nga ligat më të mëdha evropiane të futbollit. Premierliga 14:30 WBA – Liverpool Liverpool konfirmoi formën e mirë duke mposhtur rivalin e qytetit Everton 4:0 në duelin…

Sport

02/02/2014 13:30

E diela sjell një numër të madh ballafaqimesh, secila më e rëndësishme se tjetra.

Kush do të fitojë? Lajmi.net ju sjell parashikimet nga ndeshjet kryesore në program sot, nga ligat më të mëdha evropiane të futbollit.

Premierliga

14:30 WBA – Liverpool

Liverpool konfirmoi formën e mirë duke mposhtur rivalin e qytetit Everton 4:0 në duelin e shkuar.

Andaj, skuadra e menaxherit Brendan Rodgers do të kërkojë fitoren edhe në ballafaqim me WBA’n në mënyrë që të vazhdojë rrugëtimin drejt përfundimit në mesin e katër pozitave të para në Premierligë.

Parashikimi: Fitore e Liverpoolit

17:00 Arsenal – Crystal Palace

Arsenali ka mungesa të shumta për shkak të lëndimeve dhe suspendimit të Mathieu Flamini.

Mirëpo, gjiganti londinez nuk guxon të gabojë kundër Crystal Palace, duke pasur parasysh ballafaqimin e së hënës mbrëma mes liderit Manchester City dhe Chelsea. Arsenalit i duhet vetëm fitorja.

Parashikimi: Fitore e Arsenalit

Serie A

15:00 Roma – Parma

Roma pret Parmën dhe ka rastin të afrohet në tri pikë nga lideri Juventus, që zhvillon ndeshje në mbrëmje.

Giallorossët janë në formë të mirë, por sot nuk do ta kenë lehtë kundër një Parme që është përmirësuar gjithnjë e më tepër gjatë rrjedhës së kampionatit. Por, në shtëpi ekipi i Rudi Garcias ka shfaqur paraqitje të mira së fundmi.

Parashikimi: Fitore e Romës

20:45 Juventus – Inter

Juventus pret Interin në ballafaqimin e ashtuquajtur ‘Derby d’Italia’. Kampioni në fuqi është lider në renditje kurse Nerazzurrët kanë mbetur shumë prapa dhe ende janë pa fitore në vitin 2014.

Pavarësisht gjendjes në renditje, dueli është gjithmonë i nxehtë dhe sjell emocione të veçanta.

Mirëpo, Juventus mund të ketë diqka më tepër se Inter, sidomos në shtëpi ku nuk gabon pothuajse kurrë.

Parashikimi: Fitore e Juventusit

Bundesliga

17:30 Bayern Munich – Eintracht Frankfurt

Bayern Munich ka dhjetë pikë epërsi ndaj Bayer Leverkusenit, por një ndeshje më pak të zhvilluar, të cilën do ta ketë sot.

Kampioni në fuqi i Bundesligës është duke dominuar kampionatin dhe po regjistron fitore të njëpasnjëshme pa dhënë asnjë shenjë se e ka ndërmend të ndalet.

Parashikimi: Fitore e Bayernit

La Liga

19:00 Atletico Madrid – Real Sociedad

Atletico Madrid ka rastin të shkëputet në krye të La Ligës edhe me një barazim kundër Real Sociedadit, pasi ka pikë të barabarta me Barcelonën që humbi nga Valencia të shtunën 2:3.

Mirëpo, trajneri Diego Simeone do të mundohet të shfrytëzojë rastin e rrallë që i është ofruar duke marrë pikët e plota dhe dalë si lider i vetëm.

Parashikimi: Fitore e Atletico Madrid

21:00 Athletic Bilbao – Real Madrid

Pothuajse gjatë gjithë stinorit të deritashëm Real Madrid ka qenë në ndjekje të Barcelonës, por sonte e ka rastin të dalë mbi rivalin e përhershëm.

Gjiganti katalan humbi nga Valencia kurse Los Blancos janë mysafir të Athletic Bilbaos – kundërshtar mjaft i rrezikshëm – ku në rast të fitores do të tejkalojnë Barcelonën, e ndoshta edhe marrin kryesimin në La Ligë, nëse Sociedad e befason Atleticon.

Parashikimi: Fitore e Realit

Tiketa e kryendeshjeve

Fundjava rikthen në aksion gjigantët e futbollit evropian. Afati kalimtar i janarit u mbyll dhe tani fjalën do ta ketë vetëm fusha. Disa me e disa pa përforcime të reja, e shtuna do të sjellë në skenë disa kryendeshje mjaft interesante. Lajmi.net ju sjell parashikimet. 16:00 Stoke – Manchester United Manchester United me përforcimin e…

Sport

01/02/2014 12:41

Fundjava rikthen në aksion gjigantët e futbollit evropian. Afati kalimtar i janarit u mbyll dhe tani fjalën do ta ketë vetëm fusha.

Disa me e disa pa përforcime të reja, e shtuna do të sjellë në skenë disa kryendeshje mjaft interesante. Lajmi.net ju sjell parashikimet.

16:00 Stoke – Manchester United

Manchester United me përforcimin e ri Juan Mata e nisi mbarë me fitore 2:0 ndaj Cardiffit në xhiron e shkuar.

Përveç fitores një tjetër lajm i mirë për menaxherin David Moyes ishte rikthimi nga lëndimi i Robin van Persiet, i cili shënoi gol, dhe i Wayne Rooneyt, që mund të jetë titullar sot.

Stoke është në formë të dobët dhe nuk ka fituar në gjashtë ndeshjet e fundit në Premierligë, andaj kampioni është favorit për të dalë fitues nga Britannia Stadium.

Parashikimi: Fitore e Man Utd’it

16:00 Barcelona – Valencia

Barcelona ka rastin të shkëputet në krye të La Ligës në rast të fitores ndaj Valencias, meqë Atletico Madrid dhe Real Madrid zhvillojnë ndeshjet e tyre të dielën.

Andaj, gjiganti katalan do të mundohet të vazhdojë bilancin pozitiv të fitoreve në Nou Camp kundër një kundërshtari që nuk ka shfaqur formë të mirë deri më tani gjatë këtij sezoni dhe ka realizuar vetëm dy fitore në udhëtim.

Lionel Messi do ta kërkojë golin e parë në La Ligë në vitin 2014.

Parashikimi: Fitore e Barcelonës

20:45 Milan – Torino

Milani me trajnerin e ri Clarence Seedorf ka fituar dy duelet e para në Serie A, pas shkarkimit të Massimiliano Allegrit dhe sonte do ta kërkojë të tretën.

Në mungesë të Mario Balotellit të suspenduar pritet të luajë Giampaolo Pazzini.

Torino është në formë të mirë dhe ka pësuar vetëm një humbje në nëntë ndeshjet e fundit, mirëpo vështirë se do të nxjerrë diçka nga San Siro.

Parashikimi: Fitore e Milanit

Tiketa e kryendeshjeve

Si gjithmonë, e diela është e pasur me programin e saj sportiv. Dhe, pas shumë rezultateve të befasishme të ndeshjeve të së shtunës, ju sjellim parashikimet e ballafaqimeve të sotme që po ashtu përfshijnë shumë duele interesante në gara dhe liga të ndryshme. FA Cup 16:30 Chelsea – Stoke City Chelsea është në formë të…

Sport

26/01/2014 11:37

Si gjithmonë, e diela është e pasur me programin e saj sportiv.

Dhe, pas shumë rezultateve të befasishme të ndeshjeve të së shtunës, ju sjellim parashikimet e ballafaqimeve të sotme që po ashtu përfshijnë shumë duele interesante në gara dhe liga të ndryshme.

FA Cup

16:30 Chelsea – Stoke City

Chelsea është në formë të mirë. Skuadra e menaxheri Jose Mourinho ka përforcuar statusin e konkurrentit për titull në Premierligë dhe ka ringjallur lojën pas një periudhe të zbehtë dhe tani është duke luajtur ashtu siç kërkon Special One.

Në këtë ballafaqim të FA Cup, Chelsea do të synojë fitoren për të shkuar tutje, duke pasur parasysh eliminimin e parakohshëm nga Capital One Cup.

Parashikimi: Fitore e Chelseas

La Liga

19:00 Rayo Vallecano – Atletico Madrid

Atletico Madrid do të kërkojë ngjitjen në pozitën e parë në La Ligë, mbi Real Madridin, para duelit të Barcelonës kundër Malagas në mbrëmje.

Skuadra e trajnerit Diego Simeone nuk ka dhënë shenja se do të ndalë rrugëtimin e jashtëzakonshëm këtë edicion.

Atletico viziton ekipin e parafundit në tabelë dhe pritet të ketë fuqi të mjaftueshme për të fituar ndeshjen.

Parashikimi: Fitore e Atleticos

21:00 Barcelona – Malaga

Barcelona mund të jetë e treta në tabelë deri në momentin e fillimit të takimit, nëse Atletico Madrid mposhti Rayo Vallecanon.

Pa Neymarin e lënduar, por me Lionel Messin në sulm, gjiganti katalan duhet të fitojë patjetër në mënyrë që të rikthehet mbi Real Madridin në krye të tabelës.

Dhe, duke konsideruar formën e dobët të Malagas, detyra do të realizohet nga ekipi i Gerardo Martinos.

Serie A

12:30 Verona – Roma

Romën e pret një udhëtim i vështirë tek befasia e këtij sezoni Verona.

Mirëpo, Giallorossët që kanë aktualisht nëntë pikë më pak se Juventus do të mundohen të shfrytëzojnë barazimin e Bianconerëve mbrëmë kundër Lazios, për t’u afruar ndaj kreut.

Nuk do të jetë lehtë, por Roma mund t’ia dalë.

Parashikimi: Fitore e Romës

15:00 Cagliari – Milan

Milanin e pret një vizitë delikate në Cagliari, pas humbjes nga Udinese në Kupën e Italisë ku u mposht nga Udinese dhe u eliminua nga gara.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë në Serie A për trajnerin e ri Clarence Seedorf i cili e fitoi të parën duke e mposhtur Veronën. Rossonerët janë favorit, por nuk duhet nënqmuar Cagliarin.

Parashikimi: Fitore e Milanit

15:00 Inter – Catania

Inter ende nuk e ka shijuar fitoren në vitin 2014 dhe do ta kërkojë atë sot kundër skuadrës së fundit në tabelë, Catanias.

Ekipi i trajnerit Walter Mazzarri është në formë të dobët, mirëpo kjo duhet ta ketë një fund, dhe fundi do të jetë sot.

Parashikimi: Fitore e Interit

Tiketa e kryendeshjeve

Fundjavë rikthen në aksion gjigantët e futbollit evropian. Në mungesë të Premierligës, ku zhvillohen ndeshjet e radhës në kuadër të rrethit të katërt në FA Cup, e shtuna do të sjellë në fushë duele interesante në Serie A, por edhe zbritjen në fushë të Real Madridit. Shkojmë me radhë me parashikimet tona. Serie A 18:00…

Sport

25/01/2014 12:00

Fundjavë rikthen në aksion gjigantët e futbollit evropian.

Në mungesë të Premierligës, ku zhvillohen ndeshjet e radhës në kuadër të rrethit të katërt në FA Cup, e shtuna do të sjellë në fushë duele interesante në Serie A, por edhe zbritjen në fushë të Real Madridit.

Shkojmë me radhë me parashikimet tona.

Serie A

18:00 Napoli – Chievo

Napoli ka mbetur 12 pikë prapa liderit Juventus dhe i vetmi synim për ndeshjen e sotme kundër Chievos është fitorja.

Ekipi i trajnerit Rafael Benitez është në disavantazh të konsiderueshëm dhe strategu spanjoll ka pranuar se skuadra e tij nuk guxon të gabojë më.

Andaj, sot mund të presim pikë të plota për Napolin.

Parashikimi: Fitore e Napolit

20:45 Lazio – Juventus

Juventus rikthehet në Olimpico, për herë të dytë këtë javë pas disfatës 1:0 në çerekfinale të Kupës së Italisë nga Roma.

Mirëpo, Bianconerët kanë bilanc pozitiv në ballafaqim me skuadrën tjetër romake Lazio, ku kanë shënuar katër fitore në katër vizitat e fundit.

Trajneri Antonio Conte i pushoi gjashtë futbollistë titullarë kundër Romës dhe kjo i kushtoi me eliminim nga gara.

Por, sonte ata do të zbresin në fushë dhe kampioni në fuqi është favorit për të marrë pikë të plota, edhe pse Lazio është në formë të mirë dhe nuk ka pësuar asnjë humbje deri më tani gjatë 2014’ës.

Parashikimi: Fitore e Juventusit

La Liga

16:00 Real Madrid – Granada

Real Madrid pret Granadan në Santiago Bernabeu kundërshtar të cilin e ka mposhtur në dy duelet e fundit si nikoqir me rezultat të thellë 5:1 dhe 3:0.

Cristiano Ronaldo dhe shokët e tij kanë rastin të ngjiten në pozitën e parë në La Ligë – para dueleve të Barcelonës dhe Atletico Madridit të dielën – andaj gjiganti madrilen vështirë se do të lejojë që ky rast të shkojë pa u shfrytëzuar.

Parashikimi: Fitore e Real Madridit

FA Cup

13:45 Bournemouth – Liverpool

Liverpool është mysafir i Bournemouth në kuadër të rrethit të katërt në FA Cup.

Skuadra e menaxherit Brendan Rodgers e udhëhequr nga sulmuesi në formë të shkëlqyeshme, Luis Suarez është në formë të mirë dhe nuk pritet të ketë telashe të fitojë duelin dhe të kualifikohet tutje.

Parashikimi: Fitore e Liverpoolit

16:00 Manchester City – Watford

Vaj halli për Watfordin. Manchester City – që ka shënuar mbi 100 gola deri më tani gjatë këtij edicioni – pret ekipin nga Championship në një ballafaqim që lehtë mund të përfundojë si një tjetër festival golash në favor të skuadrës së menaxherit Manuel Pellegrini.

Parashikimi: Fitore e Man Cityt

Tiketa e kryendeshjeve

E diela sjell në aksion shumë skuadra konkurrente për titull nga liga të ndryshme evropiane, mirëpo veçohet ballafaqimi i nxehtë në Stamford Bridge mes Chelseas dhe Manchester Unitedit. Lajmi.net vazhdon të ju sjell parashikimet e takimeve kryesore. Premierliga 17:00 Chelsea – Manchester United Manchester United ka probleme në sulm për shkak të mungesës së dyshes…

Sport

19/01/2014 11:48

E diela sjell në aksion shumë skuadra konkurrente për titull nga liga të ndryshme evropiane, mirëpo veçohet ballafaqimi i nxehtë në Stamford Bridge mes Chelseas dhe Manchester Unitedit.

Lajmi.net vazhdon të ju sjell parashikimet e takimeve kryesore.

Premierliga

17:00 Chelsea – Manchester United

Manchester United ka probleme në sulm për shkak të mungesës së dyshes Robin van Persie dhe Wayne Rooney.

Por, kampioni nuk është në gjendje të mirë as në mbrojtje dhe Chelsea e Jose Mourinhos ëhstë favorit për të fituar përballjen.

Analistë kanë parashikuar se dueli mund të shndërrohet në betejë mes mesfushorit të Chelseas, Eden Hazard dhe yllit kosovar të Unitedit, Adnan Januzaj andaj do të jetë interesant të shohim se cili prej tyre del më i shkathtë.

Hazard vs Januzaj

Arsenali dhe Man City kanë fituar, Chelsea duhet ta bëjë të njëjtën gjë në mënyrë që të mbajë hapin.

Parashikimi: Fitore e Chelseas

Serie A

15:00 Bologna – Napoli

Pas fitores së liderit Juventus dhe përcjellësit të parë Romës, Napoli është nën presion të fitojë dhe të ruajë së paku pozitën e tretë duke i qëndruar prapa Giallorossëve.

Skuadra e trajnerit Rafael Benitez ka përforcuar radhët e saj me mesfushorin Jorginho nga Verona, dhe do të kërkojë fitore në udhëtim, detyrë jo e lehtë duke pasur parasysh se Bologna di të rezistojë si nikoqir.

Parashikimi: Fitore e Napolit

15:00 Genoa – Inter

Inter është ende pa fitore në vitin 2014. Pas një disfate dhe një barazimi në Serie A, Nerazzurrët u mposhtën nga Udinese duke u eliminuar nga Kupa e Italisë.

Serie A është gara e vetme në të cilën kanë mbetur por edhe aty nuk i kanë punët mirë.

Inter është në seri negative

Genoa është paraqitur mjaft mirë në periudhën e fundit dhe vështirë se do të lejojë të dal e mposhtur në shtëpi.

Parashikimi: Barazim

20:45 Milan – Verona

Milan shkarkoi Massimiliano Allegrin duke e zëvendësuar me ish mesfushorin, Clarence Seedorf me shpresë të ndryshimit të rezultateve pas gjendjes së tmerrshme në renditje me 33 pikë më pak se lideri Juventus.

Sonte ndeshen me Veronën që i mposhti në duelin e parë të sezonit andaj Rossonerët janë edhe në mision të hakmarrjes.

Parashikimi: Fitore e Milanit

La Liga

19:00 Levante – Barcelona

Real Madrid ka barazuar me pikë Barcelonën dhe Atletico Madridin në krye të La Ligës.

Andaj, gjiganti katalan duhet të fitojë kundër Levantes në mënyrë që të shkëputet sërish në pozitën e parë.

Messi është kthyer në formë pas lëndimit

Pa Neymarin e lënduar, por me Lionel Messin në formë të shkëlqyeshme pas rikthimit nga lëndimi, kjo detyrë është lehtë e realizueshme për ekipin e trajnerit Gerardo Martino.

Parashikimi: Fitore e Barcelonës

21:00 Atletico Madrid – Sevilla

Atletico Madrid vazhdon të ndjek hap pas hapi Barcelonën.

Ekipi i trajnerit Diego Simeone është nikoqir i Sevillës në Vicente Calderon dhe duke pasur parasysh formën e shkëlqyeshme në ndeshjet si nikoqir, atëherë mund të presim një tjetër fitore të Los Cholchoneros.

Parashikimi: Fitore e Atleticos

Tiketa e kryendeshjeve

Fundjava rikthen në aksion gjigantët e futbollit evropian, që zhvillojnë ndeshjet e radhës në kërkim të vazhdimit të hapit në luftë për titullin e kampionit në ligat përkatëse. Si zakonisht, lajmi.net ju sjell parashikimet e dueleve kryesore të ditës. Premierliga 16:00 Arsenal – Fulham Arsenal nuk ka humbur në shtëpi nga Fulham nga viti i…

Sport

18/01/2014 10:55

Fundjava rikthen në aksion gjigantët e futbollit evropian, që zhvillojnë ndeshjet e radhës në kërkim të vazhdimit të hapit në luftë për titullin e kampionit në ligat përkatëse.

Si zakonisht, lajmi.net ju sjell parashikimet e dueleve kryesore të ditës.

Premierliga

16:00 Arsenal – Fulham

Arsenal nuk ka humbur në shtëpi nga Fulham nga viti i largët 1904 dhe prej asaj kohe ka shënuar 21 fitore në 26 ndeshje kundër rivalit londinez.

Skuadra e menaxherit Arsene Wenger është shfaqur si konkurrent serioz për titull dhe me plot meritë udhëheq në renditje.

Fulham nuk është në formë të mirë dhe vendasit janë super të favorizuar për të marrë pikë të plota.

Parashikimi: Fitore e Arsenalit

16:00 Man City – Cardiff City

Man City është shndërruar në një makinë të golave këtë sezon.

Skuadra e menaxherit Manuel Pellegrini ka shënuar 99 gola në të gjitha garat deri më tani, përfshirë 59 në Premierligë.

Dhe, sot pritet goli jubilar por edhe fitorja e tyre e radhës me çka do të konfirmohen si rivali kryesor i Arsenalit në garë për titullin e kampionit në Premierligë.

Parashikimi: Fitore e Man Cityt

18:30 Liverpool – Aston Villa

Anfield është shndërruar në kështjell. Liverpool ka shënuar gjashtë fitore të njëpasnjëshme në shtëpi dhe sot do ta kërkojë të shtatën kundër Aston Villës.

Me Luis Suarezin në formë të jashtëzakonshme dhe kapitenin Steven Gerrard dhe sulmuesin tjetër Daniel Sturridge të rikthyer nga lëndimi, Reds janë favorit absolut për të marrë pikë të plota.

Parashikimi: Fitore e Liverpoolit

La Liga

16:00 Real Betis – Real Madrid

Real Madrid ka rastin të barazojë me pikë dyshen e liderëve Barcelona dhe Atletico Madrid nëse arrin të mposht skuadrën e fundit të La Ligës, Real Betis.

Cristiano Ronaldo fitoi Topin e Artë 2013 dhe e festoi çmimin duke shënuar një gol në fitoren 2:0 ndaj Osasunës që ia siguroi ekipit të tij kualifikimin për në çerekfinale të Copa del Rey.

Sot, ai do të inspirojë Los Blancos drejt një tjetër fitoreje.

Parashikimi: Fitore e Real Madridit

Serie A

18:00 Roma – Livorno

Roma pret Livornon në Olimpico me objektiv të vetëm fitoren duke pasur parasysh se ka tetë pikë më pak se lideri Juventus dhe nuk guxon të gabojë nëse dëshiron të vazhdojë luftën për titullin e kampionit në Serie A.

Francesco Totti dhe shokët e tij në të kaluarën kanë ditur të lëshojnë pikë në shtëpi kundër skuadrave më të dobëta në letër, mirëpo trajneri Rudi Garcia ka kërkuar që kjo të mos ndodh më.

Parashikimi: Fitore e Romës

20:45 Juventus – Sampdoria

Juventus kërkon fitoren e 12’të të njëpasnjëshme në Serie A përball Sampdorias së ringjallur pas emërimit të Sinisa Mihajlovicit në postin e trajnerit.

Skuadra nga Genova është mposhtur vetëm një herë në gjashtë ndeshjet e fundit por vështirë se do ta ruajë këtë rrugëtim të mbarë edhe sonte në Torino.

Ekipi i Antonio Contes është i pamëshirshëm në shtëpi dhe sonte pritet të marrë pikë të plota.

Parashikimi: Fitore e Juventusit

LM