Tigri paraqitet në një lagje dhe sulmon mbrojtësin e rendit mbi kulm (Video)

Bijay Khuntia ka marrë disa lëndime në dorë dhe këmbë, pasi është ndjekur nga një tigër që kishte hyrë në Kuruli të Indisë.

Fun

24/04/2017 01:21

Kafsha e egër që kishte hyrë në vendbanim, ka shkaktuar shumë panik tek njerëzit, që kanë shfrytëzuar vende të ndryshme për t’u fshehur, transmeton Telegrafi.

Mbrojtësit e rendit është dashur të dalin në terren, në përpjekje që ta ndalojnë.

Më së keqi e ka pësuar Khuntia, të cilit papritmas iu shfaq tigri derisa po kontrollonte nëpër kulm dhe e ka sulmuar.

Pas këtij momenti tigri është kthyer sërish në pjesën malore, pa shkaktuar ndonjë aksident tjetër.

YouTube player