Tifozja seksi ruse e Botërorit, është pornostare

Një bionde bukuroshe e cila është lavdëruar nga mediat ruse si tifozja më seksi e Botërorit, është identifikuar si një yll i porno filmave.

Sport

19/06/2018 23:49

Fotot e vajzës e cila ishte veshur me një triko të shkurt të bardh dhe me veshje tradicionale ruse shihej në tribunat e stadiumit Luzhniku në Moskë dhe është shpërndarë nga shumë media, përfshirë edhe agjencinë shtetërore të lajmeve ruse RIA – Novosti.

Ajo është lavdëruar shumë për atributet e saj eseistike, megjithatë, pas një hulumtimi nëpër mediat sociale doli që ato e kanë lartësuar një yll të pornografisë.

Biondina është identifikuar më disa emra në filmat me pullë të kuqe si Natalya Nemchinova derisa ka luajtur edhe në disa filma me pullë X si: Natali Nemtchinova, Natalia Andreeva, Delilah G, Danica, Amanda, Asya dhe Annabell.

Uebfaqet e pornografisë e kanë përshkruar atë si “të padisiplinuar por të emancipuar”, një modele dhe yll i orgjive në të cilat ajo shihet në disa fotosesione, si në filmat pornografikë të butë dhe të fortë, e ku debutimin e saj e bëri më 2016.

Aktore e filmave pornografik mund të jetë profesioni i saj, por duket se futbolli është një pasion i saj pasi që Nemchinova po ashtu është fotografuar duke festuar për Rusinë në Francë gjatë Euro 2016.