Tifozja seksi e ndërpret ndeshjen Sampdoria–Napoli

Një bukuroshe, e cila zbriti në fushë me të brendshme, e ka ndërprerë përkohësisht ndeshjen ndërmjet Sampdorias dhe Napolit. Tifoja e Sampdorias e ngriti publikun në këmbë.

Sport

11/05/2014 18:35

Ndodhi edhe kjo. Një bukuroshe, më saktësisht tifoze e Sampdorias, ka zbritur në fushë të dielën, duke e ndërprerë përkohësisht ndeshjen ndërmjet Sampdorias dhe Napolit, e vlefshme për xhiron e 37-të të kampionatit italian, Serie A.

Kur po zhvillohej minuta e 74-t, tifozja i kapërceu rrethojat dhe e gjeti veten në fushë, me një flamur të Sampdorias.

Rojat e stadiumit u përkujdesën që ta largojnë nga fusha, ndërsa ndeshja më pas vazhdoi si duhet.

Sigurisht, ajka e kësaj ndeshjeje ishte vetë tifozja seksi e Sampdorias.