Tifozja e Messit me tatu speciale për rikthimin e tij (FOTO)

Modelja argjentinase, Candelaria Tinelli, nuk dëshiron që Lionel Messi të pensionohet nga kombëtarja.

Sport

02/07/2016 16:54

Lionel Messi deklaroi se do të pensionohet nga Argjentina, pas humbjes nga Kili në finale të “Copa America”.

Këtë lajm nuk e kanë pritur aspak mirë fansat argjentinas, të cilët po bëjnë gjithçka për t’ia ndryshuar mendjen futbollistit më të mirë në botë.

Njëra ndër ta, Candelaria Tinelli, modele argjentinase, e ka bërë një tatu në të pasmet e saj, përmes së cilës e kërkon qëndrimin e Messit.

Mesazhi i saj është “Mos shko Lio”, përcjell Lajmi.net.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.