Tifozi zhvishet për Matan

Tifozët e Manchester Unitedit u kapluan nga gëzimi kur klubi njoftoi për zyrtarizimin e transferimit të mesfushorit Juan Mata nga Chelsea në marrëveshje me vlerë rekorde për gjigantin nga Old Trafford, 37.1 milionë funte. Por, një përkrahës i kampionit të Premierligës bëri një premtim të veçantë duke premtuar se do të fotografohet i zhveshur nëse…

Sport

27/01/2014 21:22

Tifozët e Manchester Unitedit u kapluan nga gëzimi kur klubi njoftoi për zyrtarizimin e transferimit të mesfushorit Juan Mata nga Chelsea në marrëveshje me vlerë rekorde për gjigantin nga Old Trafford, 37.1 milionë funte.

Por, një përkrahës i kampionit të Premierligës bëri një premtim të veçantë duke premtuar se do të fotografohet i zhveshur nëse spanjolli i bashkohet Unitedit.

Mata u prezantua sot nga Manchester United gjatë një konference për shtyp, duke gëzuar të gjithë në klub.

Mirëpo, marrëveshja dukej larg nga realizimi javën e kaluar kur tifozi i Manchester Unitedit, Jeff Doyle, aktor, producent dhe regjisor, premtoi se do të zhvishet nëse Mata nënshkruan për skuadrën e tij të zemrës.

Këtë ai e bëri nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter.