Tifozi shqiptar para policisë serbe

Kosova përgatitet për ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare kundër Haitit. Skuadra e selektorit Albert Bunjaki sot në ora 15:00 do të zhvillojë duelin e parë, historik, si shtet. Dhe, derisa jemi në pritje të ballafaqimit në stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë, mediat serbe vazhdojnë të publikojnë artikuj në lidhje me Kosovën, tifozët, dhe shumëçka tjetër.…

Sport

05/03/2014 11:33

Kosova përgatitet për ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare kundër Haitit.

Skuadra e selektorit Albert Bunjaki sot në ora 15:00 do të zhvillojë duelin e parë, historik, si shtet. Dhe, derisa jemi në pritje të ballafaqimit në stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë, mediat serbe vazhdojnë të publikojnë artikuj në lidhje me Kosovën, tifozët, dhe shumëçka tjetër.

Të titulluar: Fotografia e ditës, portali Alo.rs ka publikuar një fotografi të një tifozi shqiptar me shall të Skënderbeut dhe fanellë të Kombëtares, para një veture të policisë serbe.

Serbët janë arsyetuar se tifozi në fjalë e shfrytëzoi rastin për t’u fotografuar pasi kishte vërejtur se asnjë polic nuk ishte në veturë, mirëpo nuk duhet të befasoheni nga guximi i tij sepse së fundmi, tifozët shqiptar kanë paralajmëruar se do të udhëtojnë edhe në Beograd për të përkrahur Shqipërinë në duelin kundër Serbisë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2016.