Tifozi shet fanellat për 1 euro  

Një tifoz i Juventusit u ngut duke shtypur 10 mijë fanella duke besuar se ekipi do të fitojë në Ligën e Kampionëve. Nga çmimi fillestar prej 10 eurosh, ato tani i ka vënë në shitje për vetëm 1 euro.

Sport

20/06/2015 08:54

Një tifoz optimist i Juventusit, kishte krijuar 10 mijë fanella me mbishkrimin “Triplete”, duke pritur që skuadra të fitojë ndaj Barcelonës në finalen e Ligës së Kampionëve.

E kështu të kurorëzojë një stinor ku triumfoi në Serie A e Coppa Italia. Por, nuk ndodhi ashtu.

Barcelona i mposhti 3:1, dhe Bianconerët e mbyllën edicionin me dy tituj.

Çfarë bëri tifozi i shkretë? Fanellat që para finales kishin çmimin prej 10 eurosh, tani janë në shitje për vetëm 1 euro.

Shpresojmë se dikush do të jetë në gjendje të paguajë edhe aq për to.