Tifozi me kancer shënon për Villarrealin

Villarreal bëri një gjest të mrekullueshëm. Klubi spanjoll realizoi ëndrrën e një tifozi që vuan nga kanceri, duke e angazhuar në ekip për ndeshjen miqësore kundër Celticut, ku ai arriti të shënojë gol.

Sport

05/09/2014 10:23

Klubet e futbollit shpeshherë akuzohen se i harrojnë tifozët e tyre.

Por, klubi spanjoll Villarreal është ndryshe pasi ka angazhuar një pacient 13-vjeç me kancer për të luajtur për ta. Tifozi i ri Gohan doli nga spitali duke iu thënë stafit mjekësor se po shkon për të realizuar ëndrrën e tij të luajë për Villarrealin në stadiumin El Madrigal.

Klubi nga La Liga e dëgjoi lajmin dhe në skena të jashtëzakonshme i lejoi atij që të luajë në miqësoren kundër Celticut.

Gohan e pati vendin e tij në zhveshtore, një numër të ekipit dhe madje u këshillua nga trajneri para se të inkuadrohet në lojë. E aty, nuk e la pa e shënuar një gol.