Tifozi i Zvicrës niset me traktor, mbërrin me kohë për ndeshjen me Serbinë

Beat Studer ka arritur në Kalinigrad pas 12 ditësh udhëtim që filloi në Luzern.

Sport

22/06/2018 11:43

Një tifozë i flaktë i përfaqësueses së Zvicrës ka udhëtuar 2 mijë kilometra me traktorin e tij klasik për të parë ndeshjen kundër Serbisë në Rusi, që do të zhvillohet sonte nga ora 20:00.

Me traktorin e tij të kuq, Beat Studer ka arritur në Kalinigrad pas 12 ditësh udhëtim që filloi në Luzern.

Studer, pronar i një muzeu traktorësh, dhe dy shokët e tij, Werner Zimmermann e Josef Wyer, i erdhi ideja për udhëtim me traktor pasi Zvicra siguroi pjesëmarrjen në Botëror, por vendosën që nga ky udhëtim të bënin diçka të mirë për vendin e tyre.