Tifozi i vogël merr vëmendjen në ndeshjen Southampton – Liverpool me pankartën e tij

Liverpooli po e fiton 0-2 në udhëtim përballjen me Southamptonin.

Sport

11/02/2018 19:08

Edhe pse u shënuan dy gola të bukur në këtë sfidë, ishte një vogëlush që ka marrë gjithë vëmendjen në ‘St. Mary’s Stadium’.

Një tifoz i vogël, ka përgatitur një pankartë shumë interesante, bazuar në atë që i ka ndodhur skuadrës së tij, Southamptonit, viteve të fundit pikërisht nga Liverpooli.

‘The Reds’ viteve të fundit shumë lojtarë i kanë transferuar nga Southamptoni, përfshirë edhe Van Dijkin.

“I lindur për t’u bërë lojtar i Southamptonit, pastaj për t’u shitur te Liverpooli’, shkruhej në pankartën e tifozit të vogël./Lajmi.net/