Tifozi i Man Cityt bëhet me Chelsean

Një tifoz i Manchester Cityt u nda aq i pakënaqur me strategjinë e Manuel Pellegrinit në javët e fundit sa që ka vendosur të mbështetë Chelsean. City mund të jetë skuadra me numrin më të madh të golave të realizuar në Premierligë, por ata humbën pikë kundër Norwichit duke barazuar 0:0, dhe humbën rastin të…

Sport

08/02/2014 19:06

Një tifoz i Manchester Cityt u nda aq i pakënaqur me strategjinë e Manuel Pellegrinit në javët e fundit sa që ka vendosur të mbështetë Chelsean.

City mund të jetë skuadra me numrin më të madh të golave të realizuar në Premierligë, por ata humbën pikë kundër Norwichit duke barazuar 0:0, dhe humbën rastin të marrin kryesimin në tabelë.

Rezultati e hidhëroi aq shumë tifozin Brett Jackson i cili shfrytëzoi rrjetin social Twitter për t’i dhënë fund përkrahjes së tij për Citizens, nën drejtimin e Pellegrinit.

Tifozi kishte kaluar pjesën më të gjatë të ndeshjes duke u ankuar për paraqitjen e ekipit para se të shkëmbente skuadrat.

Jackson e publikoi një fotografi të tij me fanellën e Chelseas, pas fitores së londinezeve ndaj Newcastles 3:0 me çka morën kryesimin në Premierligë.