Tifozi i Liverpoolit ia ‘dhuron’ gruan Xherdan Shaqirit

Xherdan Shaqiri duket se është në qiellin e shtatë  pas dy golave ndaj Manchester United.

Sport

17/12/2018 09:57

Liverpool e mposhti 3 me 1 Manchester United në kuadër të Premierligës, falë dy golave të Xherdan Shaqirit.

Lojtari me prejardhje nga Kosova ka marr shumë lëvdata pas ndeshjes, por ka edhe disa prej tyre që i kanë bërë edhe dhurata, përcjell “lajmi.net”.

Një tifoz i Liverpoolit duket si i ëhstë gëzuar shumë fitores ndaj Manchester United, aq sa i ka ofruar gruan Xherdan Shaqirit.

“Shaqiri eja dhe merr gruan time…ajo është e jotja”, ka shkruar një tifoz në faqen e Liverpoolit.

Liverpool është lider i Premierligës me 45 pikë, dy më shumë se Manchester City që gjendet në vendin e dytë. /Lajmi.net/