Tifozi i Kombëtares, dhuratë speciale për Serbinë (FOTO)

Tifozi i Kombëtares, Oltion Prifti, i ka dërguar një dhuratë speciale Serbisë.

Sport

12/10/2015 20:50

Prifti me banim në Suedi e ka dërguar një pako me kokoshka në adresë të Federatës Serbe të Futbollit, dhe e ka shoqëruar me një mesazh në Facebook, transmeton Telegrafi.

“Pikë së pari dua të them se jam shumë krenar dhe shumë patriot për vendin tim dhe kundër çdo sjelljeje nacionaliste, por ka diçka që më trazon shpirtin. Është ajo përshëndetja raciste me tre gishta e lojtarëve serbë (përshëndetje fetare serbe, por që u bë raciste qyshkur u përdor nga ushtria serbe gjatë gjenocideve dhe krimeve të luftës kundër shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve. Teksa ne do të luajmë në ‘EURO 2016’ kurse ju jo, mendova t’ju dërgoj ca kokoshka që të kënaqeni duke parë në një televizor me rezolucion 4K. E kam kollaj të them që ato gishta t’i fusni në …, por mendoj që në këtë rast t’i përdorni për t’i marrë këto kokoshka”, ka shkruar Prifti.

Lorik Cana dje kishte deklaruar se serbëve nuk u ka mbetur gjë tjetër veçse të pijnë birra dhe ta shikojnë Europianin nga televizori.