Tifozi i dhuron klubit 25 milionë euro

E pabesueshme por e vërtetë. Një tifoz i pasur i Hamburgut i ka dhuruar klubit 25 milionë euro për angazhimin e përforcimeve gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sport

04/08/2014 16:52

Një tregim i rrallë dhe jashtëzakonisht interesant. Klaus-Michael Kuhne, tifoz miliarder i Hamburgut i ka huazuar klubit 25 milionë euro për investime në afatin kalimtar të futbollistëve.

Kuhne, që vlerësohet se posedon pasuri prej 10.4 miliardë dollarë, sipas magazinës “Forbes” që pozitën e 119-të të njerëzve më të pasur në botë.

“Me angazhimin tim në drejtim të Hamburgut, jam duke shprehur përkrahjen time për kryesinë e tanishme, me shpresë se ata do të jenë në gjendje të angazhojnë përforcime në mënyrë të rëndësishme”, u shpreh ai.

Vitin e kaluar, Hamburg mezi i shpëtoi rënies nga Bundesliga, kurse këtë edicion ka bërë investime duke angazhuar ndër të tjera edhe mesfushorin kosovar, Valon Behrami, nga Napoli.