Tifozi i Arsenalit vret rivalin e Liverpoolit

Policia në Keni është në kërkim të një personi të dyshuar për vrasje pasi një tifoz i Liverpoolit u ther për vdekje pas ndeshjes Arsenal-Liverpool të shtunën. Viktima thuhet se ngacmoi tifozin rival pas fitores së skuadrës së tij me rezultat 5:1, derisa ata e kishin shikuar së bashku ballafaqimin në një lokal në qytetin…

Sport

10/02/2014 13:18

Policia në Keni është në kërkim të një personi të dyshuar për vrasje pasi një tifoz i Liverpoolit u ther për vdekje pas ndeshjes Arsenal-Liverpool të shtunën.

Viktima thuhet se ngacmoi tifozin rival pas fitores së skuadrës së tij me rezultat 5:1, derisa ata e kishin shikuar së bashku ballafaqimin në një lokal në qytetin Meru, kanë njoftuar dëshmitarët.

Ata kanë thënë se tifozi i Arsenalit nxori një thikë dhe e theri përkrahësin e Liverpoolit, i cili vdiq në spital, raporton BBC. Shumë kenianë janë përkrahës të zjarrtë të futbollit anglez.

Gjatë ndeshjeve, tifozët vejnë baste në rezultatet e ndeshjeve dhe shpeshherë përplasen mes vete, duke shkaktuar edhe incidente të ndryshme.