Tifozi hero, shpëton fëmijën nga shkopi i bejsbollit (FOTO)

Ndodh shpesh në futboll që tifozët që qendrojnë pas porte janë gotitur nga topi, madje ka pasur edhe raste kur ata janë lënduar, por tifozët në bejsboll rezikojnë vërtetë shumë.

Fun

08/03/2016 00:48

Një rast konkret ishte ai në ndeshjen e bejsbollit mes Atlanta Braves dhe Pittsburgh Pirates ditën e shtunë.

Një prej lojtarëve i shpëton shkopi nga duart dhe ai përfundon mes tifozëve. Nga disa foto të kapura në këtë moment duket se shkopi ishte drejtuar në fytyrën e një djali, i cili ishte fare i pavëmendshëm për ta shmangur ata, pasi ishte duke përdorur telefonin e tij. Në këtë moment, një i rritur që qëndron pranë tij bën lëvizjen, që mund të cilësohet heroike, duke e vendosur krahun e tij para fytyrës së djaloshit dhe e shpëtuar atë.

Pas përfundimit të ndeshjes, lojtari Danny Ortiz tha se ai nuk dinte asgjë se ku kishte përfunduar shkopi i tij, ndërsa tha se këtë e ka mësuar pasi ka shkuar në shtëpi, ku i kishte thënë bashkëshortja.

“Unë nuk e di çfarë ka ndodhur. Shkova në shtëpi dhe bashkëshortja ime më tha: Ti pothuajse vrave një fëmijë”, u shpreh Ortiz./ Top Channel