Tifozi gjobitet pasi shqeu Kuranin

Një tifoz i futbollit është gjobitur pasi shqeu disa faqe të Kuranit në një ndeshje. Mark Stephenson, tifoz me biletë sezonale të Middlesbrough u detyrua të paguajë 235 funte, ka njoftuar The Guardian. 25-vjeçari nga Shresbury bëri shkeljen religjioze të prishjes së rendin publik në dhjetor të vitit të kaluar gjatë ballafaqimit mes Middlesbrough dhe…

Sport

28/02/2014 21:30

Një tifoz i futbollit është gjobitur pasi shqeu disa faqe të Kuranit në një ndeshje.

Mark Stephenson, tifoz me biletë sezonale të Middlesbrough u detyrua të paguajë 235 funte, ka njoftuar The Guardian.

25-vjeçari nga Shresbury bëri shkeljen religjioze të prishjes së rendin publik në dhjetor të vitit të kaluar gjatë ballafaqimit mes Middlesbrough dhe Birmingham City në Championship.

Ai thuhet se mbeti i “befasuar” nga veprimet e tij.

Prokurori Jonathan Purser ka deklaruar se Stephenson, i cili nuk ishte asnjëherë më parë i ngarkuar me ndonjë vepër, ose paralajmërim, është parë me një çakmak, duke ndezur disa faqe të librit të shenjtë të besimit Islam.

Stephenson i tha një kujdestari i cili e kishte pyetur se për far libri bëhet fjalë se: “Është Bibla e myslimanëve, ne i urrejmë myslimanët”.

Por, Stephenson i shpëtoi ndëshkimit me suspendim nga përcjellja e ndeshjeve nga tribunat.