Tifozëve nuk u pëlqeu letra e Moyesit

Tifozët e Manchester Unitedit kanë paralajmëruar David Moyesit se duhet të rikthejë rezultatet e mira, pas publikimit të letrës në të cilën ai kërkoi falje për paraqitjet dëshpëruese të ekipit, deri më tani gjatë këtij sezoni. Menaxheri i kritikuar i menaxherit nga Old Trafford lavdëroi tifozët për mbështetjen e tyre ndaj skuadrës, pavarësisht rezultateve të…

Sport

08/03/2014 08:40

Tifozët e Manchester Unitedit kanë paralajmëruar David Moyesit se duhet të rikthejë rezultatet e mira, pas publikimit të letrës në të cilën ai kërkoi falje për paraqitjet dëshpëruese të ekipit, deri më tani gjatë këtij sezoni.

Menaxheri i kritikuar i menaxherit nga Old Trafford lavdëroi tifozët për mbështetjen e tyre ndaj skuadrës, pavarësisht rezultateve të dobëta të deritashme.

Andrew Kilduff nga grupi i tifozëve nga Stretford End Flags tha se letra nga Moyesit – e dërguar tek tifozët që posedojnë bileta sezonale – ishte publikuar në kohë të gabuar dhe insistoi se skuadra ka nevojë për përmirësime, e jo kërkim falje.

“Është një muaj i madh për Moyesin dhe me qdo paraqitje, rezultat dhe përzgjedhje nën analizë, fjalët dhe mënyra e shprehjes që ka shfaqur janë betejë në vete”, deklaroi Kilduff.

“Nuk mendoj se letra ishte një reklamë e mirë për klubin”, shtoi ai. Manchester United viziton sot WBA-n në kuadër të Premierligës.