Tifozët tradhtojnë Real Madridin në ndeshjen e parë pa Ronaldon, “Bernabeu” gjysmë i zbrazur

Real Madridi është "tradhëtuar" nga tifozët që në ndeshjen e parë pa Cristiano Ronaldon.

Sport

20/08/2018 09:39

“Santiago Bernabeun” nuk e kemi parë shumë moti ashtu siç ishte mbrëmë, përcjellë “Lajmi.net”.

Në ndeshjen e parë në edicionin e ri të La Ligas të kampionëve të Evropës, ishin të pranishëm vetëm 48,466 tifozë.

Sipas mediave spanjolle, prania e vogël e tifozëve ka të bëjë me largimin e Ronaldos.

Ata nuk presin shumë nga Reali këtë sezon, që po kalon nëpër një periudhë tranzicioni. /Lajmi.net/

Rezultate imazhesh për bernabeu