Tifozët shqiptarë të Interit festojnë rikthimin e Stankovicit (FOTO)

FC Inter Club Albania në rrjetin social Facebook ka shprehur gëzimin që Dejan Stankovic është rikthyer në klub.

Sport

19/06/2015 18:28

Mesfushori Dejan Stankoviq sot është rikthyer te Inter, për të marrë një rol të ri.

Ai është emëruar si menaxher i skuadrës së parë, duke i dhënë një lajm tejet të mirë tifozëve zikaltër.

Madje, ka prej tyre që kanë qarë për rikthimin e Stankoviqit. Të tillë ishin tifozët e faqes FC Inter Club Albania në rrjetet sociale, që iu gëzuan tejet shumë rikthimit të tij.