Tifozët shqiptarë e sulmojnë komentatorin e TVSH-së që tha se është tifoz i Serbisë në Rusi

Konstandin Grillo, ka deklaruar haptazi se do të jetë tifoz i Serbisë në Kupën e Botës.

Sport

15/06/2018 10:54

Ndoshta askujt nuk i ka shkuar mendja që një shqiptar mund të bëjë tifo për kombëtaren e Serbisë në kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Por, publikisht në ekranin e “Ora News” komentatori i njohur, Konstandin Grillo, ka deklaruar haptazi se do të jetë tifoz i Serbisë në Kupën e Botës.

“Jam tifoz i Serbisë, normalisht edhe me Holandën por mungon Holanda dhe jam një tifoz i Serbisë, pasi është edhe nga Ballkani, jemi të lidhur me futbollin serb, unë jam tifoz i Zvezdës që kur kam qenë fëmijë”, ishin fjalët e Kosta Grillos të televizionit publik shqiptar, që komenton ndeshjet e Kombëtares shqiptare.

Kjo deklaratë e Grillos ka shtyrë tifozët shqiptarë që të reagojnë në rrjetet sociale të cilët, nuk mund të besojnë ato që thotë ai.

2_1529050510-2490505

4_1529050510-8143126