Tifozët Shaqirit: Mos u largo, mos u largo

Tifozët e Interit nuke duan largimin e Xherdan Shaqirit nga skuadra dhe kanë dhënë mbështetje për të.

Sport

12/07/2015 20:59

Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri, është tejet i dashur te tifozët e skuadrës së tij, Inter.

Pas seancës stërvitore në Brunico, Xherdani ka përshëndetur tifozët në tribuna, shkruan Express.

E, këta të fundit kanë kërkuar që ai të mos largohet nga klubi. Tifozët kërkuan nga krerët e skuadrës që t’ia japin edhe një shans, të paktën deri në janar, futbollistit të ardhur nga Bayern Munichu këtë vit.