Tifozët serbë shajnë Shqiptarët

Tifozët serbë tashmë janë mbledhur në grupe dhe kanë pushtuar rrugët e Beogradit, teksa janë duke shkuar në stadiumin e Partizanit. Ata kanë kënduar këngë fyese për Shqipërinë.

Sport

14/10/2014 20:36

Mediat serbe raportojnë se shumë tifozë serbë tashmë kanë filluar ti praktikojnë planet e tyre për takimin e sotëm, pasi kanë kënduar këngë fyese në drejtim të Shqipërisë.

Në një video që po qarkullon nëpër media, shihen tifozët serbë duke i sharë shqiptarët në gjuhën e tyre.

Përpos shumë fjalëve tjera që kanë përdorur ata, në video dëgjohet dhe një fragment ku thuhet: “Kur nuk kërcen është shqiptar”. Sipas mediave serbe dhe raportimeve të tyre të fundit, mësojmë se shqiptarët i pret tmerri në këtë takim.

Video