Tifozët serbë bashkohen kundër Kosovës

Simpatizuesit e Crvena Zvezdës dhe Partizanit ndajnë rivalitet të ashpër mes vete. Mirëpo, ata kanë gjetur një arsye t’i bashkojnë forcat, në shprehjen e qëndrimit të tyre kundër Kombëtares së Kosovës, në kohën kur po zhvillohej ndeshja miqësore kundër Haitit. Disa mbështetës të dy klubeve më të mëdha serbe, janë paraqitur në një breg në…

Sport

05/03/2014 18:05

Simpatizuesit e Crvena Zvezdës dhe Partizanit ndajnë rivalitet të ashpër mes vete.

Mirëpo, ata kanë gjetur një arsye t’i bashkojnë forcat, në shprehjen e qëndrimit të tyre kundër Kombëtares së Kosovës, në kohën kur po zhvillohej ndeshja miqësore kundër Haitit.

Disa mbështetës të dy klubeve më të mëdha serbe, janë paraqitur në një breg në veri të Mitrovicës, mbi stadiumin Adem Jashari ku po zhvillohej dueli duke ndezur fishekzjarrë dhe shpalosën një transparent me mesazhin: “Kosova është Serbi”.

Ata janë rivalë, por në këtë formë u bashkuan për të treguar atë që mendojnë për ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare të Kosovës.

Nga ai breg, shihet mjaft mirë stadiumi në të cilin ishte mysafir Haiti, takim që u mbyll në barazim pa gola.