Tifozët më të çuditshëm në stadiume

Shumë prej tyre janë kapur nga kamerat, teksa ndeshja luhej LIVE, dhe janë bërë objekt talljeje në internet.

Sport

16/01/2018 18:45

Tifozët janë shpirti i ndeshjeve nëpër stadiume, dhe ata nuk dinë kurrë të zhgënjejnë, teksa mbështesin ekipin e tyre të zemrës.

Por, ka edhe nga ata që bëjnë gjeste nga më të çuditshmet në shkallët e stadiumit.

Shumë prej tyre janë kapur nga kamerat, teksa ndeshja luhej LIVE, dhe janë bërë objekt talljeje në internet.

Panorama Sport ju sjell disa prej tifozëve më komikë në stadium.

Një tifoz i Bajernit të Mynihut përdor këpucën si telefon. Rasti ishte i kësaj fundjave që sapo lamë pas.

tifozi i bajernit

Një tifoz i Arsenalit u kap teksa hante një qese me karrota në Emirates.

tifozi i arsenalit karrota

Një tifoz i Çelsit lan dhëmbët, në një prej stolave shumë pranë fushës së lojës, gjatë një ndeshje kundër Mançester Junajtid.

tifozi lan dhembet

Një tifoz i Sandërlendit kryen nevojat e tij personale në tribunat e stadiumit. Rasti ka ndodhur më parë këtë sezon.

tifozi kryen nevojat personale

Një tifoz i Arsenalit luan lojën Sudoku që gjendet në gazetë, edhe pse është në stadium për të parë Arsenalin.

tifozi luan sudoku

Tifozi me motor në stadium, në ndeshjen e Krotones ndaj Xhenoas. 

tifozi motor stadium