Tifozët me Januzajn

Tifozët e Manchester Unitedit e mbështetën yllin kosovar Adnan Januzaj pas kritikave që ia bëri studentja Melissa McKenzie e cila e quajti “koprrac”, pasi kishte dalë në takim me mesfushorin e talentuar. 18-vjeçari përfundoi në një artikull të tabloidit The Sun ku McKenzie, 25-vjeçe, shprehu pakënaqësinë e saj pasi ylli i Unitedit me pagë prej…

Sport

29/01/2014 18:15

Tifozët e Manchester Unitedit e mbështetën yllin kosovar Adnan Januzaj pas kritikave që ia bëri studentja Melissa McKenzie e cila e quajti “koprrac”, pasi kishte dalë në takim me mesfushorin e talentuar.

18-vjeçari përfundoi në një artikull të tabloidit The Sun ku McKenzie, 25-vjeçe, shprehu pakënaqësinë e saj pasi ylli i Unitedit me pagë prej 30 mijë funtesh në javë e ftoi në darkë në restorantin e lirë Nando’s.

Dhe, lajmi zgjoi reagime të shumta në rrjete sociale përfshirë humor të ndryshëm në favor të Januzajt por edhe kundër tij.

Mirëpo, tifozët e Manchester Unitedit e pritën inkuadrimin e Januzajt në fitoren 2:0 ndaj Cardiffit të martën mbrëma me brohoritje: “Let’s all go to Nando’s”, “Ejani të gjithë të shkojmë në Nando’s”.

Përkrahje e nevojshme për një futbollist të ri si Januzaj.