Tifozët mbledhin para, ringjallet klubi i Vala Superligës

Faqja "KF Drenica" ka vendosur të mbledh fonde nga diaspora, në mënyrë që klubi të ringjallet shpejtë.

Sport

29/11/2017 20:13

Më poshtë e keni njoftimin e plotë të faqes.

“Siç e dini tashmë kryesia e klubit ka dhënë dorëheqjen duke e lënë klubin në një gjendje të vështirë financiare.

Pas shumë mesazheve që kanë ardhur në përkrahje të ekipit dhe lojtarëve, ne si faqe KF Drenica kemi vendosur që organizojmë mbledhje të fondeve për KF Drenicën, në mënyrë që të organizohen sa më mirë edhe këto dy ndeshje të mbetura, dhe ti ndihmohet sado pak lojtarëve.

Të gjithë ata që mund, dhe dëshirojnë të kontribuojnë me mjete monetare mund të kontaktojnë në numrat:
049679591 dhe 044156267.
Ju sigurojme se çdo gjë do të bëhet në mënyrë transparente dhe këto mjete do ndahen për ekipin KF Drenica.

Më shumë respekt faqja KF Drenica”. /Lajmi.net/